Spitali i Laçit, Deputetja e PD: Mungojnë ilaçet bazë

Pacientet në spitalin e Laçit prezantojnë një situatë të vështirë me të cilen përballen në këtë insitucion. Në prani edhe të deputetes së Partise Demokratike për qarkun e , Albina Deda e cila inspektoi këtë spital, pacientet thonë se ka mungese medikamentesh, kushte aspak të përshtatshme dhe autoambulancat  nuk janë në dispozicion. Pacientët:  Shërbimi është i mirë, por ilacet duhet ti blejmë vëtë.Për deputeten demokrate, Albina Deda gjendja në spitalin e Kurbinit është shumë e vështirë dhe shendetsia falas nuk ekziston.Albina Deda:  Aktualisht ne spitalin e Kurbinit pacientet i blejnë antibiotikët, në urgjencë mungojnë gjërat më elementare, mungojnë serumet.Deputetja demokrate tha se Spitali i Laçit duhet t'u shërbejë 90 mijë banorëve të Kurbinit, por në gjendjen që është nuk jep shërbim as poliklinika.