Ambientet e KQZ, rikonstruksioni i godinës i lënë përgjysëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë është vendosur në një godinë të re por rikonstruksioni i saj është lënë përgjysëm.Për të përfunduar punimet ky institucion i është drejtuar ministrisë së Financave me anë të një shkrese ku i kërkohen një fond shtesë prej 38 milion lekësh. Ndërkohë që në mbledhjen e radhës Komisioni Qendror Zgjedhor mori vendim për riciklimin dhe asgjësimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve vendore të mbajtura në 21 qershor.Komisioni Qendror Zgjedhjeve ka zhvilluar mbledhjen në ambientet e reja të ish-ministrisë së Mbrojtjesm, por rikonstruksioni i godinës ka mbetur përgjysëm.Mbledhja e radhës është zhvilluar në kushte jo të përshtatshme për një institucion të tillë. Ndërkohë që ministrisë së Financave i është dtrejtuar një shkresë ku i kërkohet një fond prej 38 milionë lekësh të reja për përfundimin e ambienteve dhe pajisjen  me teknologjinë e duhur.Lefterie Luzi: Kemi ardhur në zyra të reja. Jemi akoma pa rregulluar sepse ambienti është shumë i mirë, por në lidhja me zyrat akoma nuk jemi vendosur. Salla e mbledhjeve do të jetë një sallë tjetër, derisa të rregullohet ne do të punojmë këtu.Në mbledhjen e radhës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për riciklimin e fletëve të votimit ose asgjësimin e tyre me djegie.Lefterie Luzi: Në rendin e ditës për hapjen e kutive të vitimit dhe të kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015, duke filluar me menyren e riciklimit dhe në rast se ajo nuk realizohet atëhere të kalojmë në mënyrën e djegies.