Dekretet e ministrave, shumica do kërkojë shkarkimin e Nishanit nëse shkelen afatet

Mazhoranca do të presë Presidentin e Republikës të shprehet me dekret për emërimin e 2 ministrave Ahmetja dhe Ekonomi brenda datës 23 shkurt, dhe më pas pritet t'i drejtohet Gjykatës Kushtetutese për shkelje të Kushtetutës nga kreu i shtetit me kërkesën për shkarkimin e tij. Burime nga mazhoranca thanë se Parlamenti nuk do të hedhë në votim dekretet e Presidentit për shkakrimin e ministrave Cani dhe Ahmetaj, sikurse veproi një ditë më parë, në rast se kreu i shtetit nuk dërgon edhe dekretet e emërimeve.Nënkryetarja e Kuvendit nuk dha arsye për mos hedhjen në votim të dy dekreteve të Presidentit për shkarkimin e ministrave, por burime të sigurta të Ora News nga mazhoranca thanë se presin që kreu i Shtetit të dekretojë edhe zëvendësimin e tyre, çka do të thotë emërimin në krye të Financave të Abren Ahmetjat dhe të Milva Ekonomit tek Ekonomia.Zyrtare të shumicës e arsyetojnë mosvotimin me shmangien  e vakuumit ministror, sikurse sqarojnë se kanë dhjetë ditë afat për të  votuar dekretet e shkarkimit.Të njëjta burime, i thanë Ora News se do të presin që Presidentit i Republikës të përmbushë detyrimin e tij kushtetues për dekretimin e ministrave brenda 7 ditësh, pra deri në 23 shkurt. Mazhoranca, thotë se në rast se Presidenti nuk firmos, do të jetë në shkelje të Kushtetutës, që i jep të drejtë çdo partie  parlamentare, të vihen në lëvizje dhe t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.Burime nga mazhoranca, thonë se nësë do t’i drejtohen Gjykatës Supreme, në kërkesën e tyre, do të kërkojnë largimin e Presidentit, për shkak të shkeljes që numri 1 i shtetit i ka bërë ligjit themeltar të vendit.E kontatkuar nga Ora News për këtë çështje ministri për Marrëdhënit me Parlamentin, Ermonela Felaj u shpreh:"Kushtetuta e urdhëron Presidentin të nxjerrë dekret për propozimet për emërim dhe shkarkim  të kryeministrit. Detyrimi është absolut dhe jo opsional, që do të thotë se për presidentin ka vetëm një rrugë, të ushtrojë kompetencat formale të nxjerrjes së dekretit. Çdo veprim tjetër do të sillte para nesh jo President, por një militant të verbëfr partie që beson se mund t'i mbivendoset sovranit."Ndërsa burime nga Presidenca, thonë se në respekt të Kushtetutës, mund të mos dekretojë emërimin e dy ministrave përpara se Parlamenti të marrë në shqyrtim dy dekretet e shkarkimit, njohës së mirë të ligjit nga mazhoranca, thonë se Kushtetuta i ka ngarkuar Presidentit vetëm aktin formal, dhe jo substancial, duke ia lënë në dorë vullnetit të ligjvënësit fatin e ministrive në rast shkarkimi të krerëve të tyre.Pyetja që ngrenë përfaqësues të mazhorancës, për intitucionin e Presidencës, është se si do të kishte vepruar Kreu i Shtetit në rast se në zyrën e tij do të kishin shkuar vetëm dekretet e shkarkimit?E marta pritet t'i japë fund qëndrimeve institucionale për sa i përket dekreteve, që në rast se firmosen nga Kreu i Shtetit në 23 shkurt, mund të votohen në seancën e së enjtes, ose shumica mund të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme vetëm për votimin e tyre.Por, mazhoranca do të jetë edhe një herë përballë kreut të shtetit, edhe në rast miratimi, kjo për shkak se minsitrat e rinj duhet të bëjnë betimin tek Presidenti për të nisur detyrën, dhe për këtë Kushtetuta nuk i ka vënë afat Kreut të Shtetit./Oranews.tv/