Berat, Vijon puna për goditjen e informalitetit dhe paligjshmërisë

Nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, u finalizua  me sukses plani operacional "OPSON V", për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit dhe  trafikimit të mallrave ushqimore dhe pijeve të falsifikuara/nën sandarte.Në kuadër të këtij operacioni filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: Y.A, 57 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Malinat, ky shtetas kishte ngritur një punishte për prodhimin e verës dhe rakisë, duke mos patur asnjë dokument për ushtrimin e këtij aktiviteti.Në cilësin e provave materiale u sekestruan: 3500 litra verë e kuqe, 1000 litra raki, si dhe paisje që përdoren për ushtrimin e këtij aktiviteti.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor", parashikuar nga neni 288/a i Kodit Penal.