Tentuan të shisnin lëndë shpërthyese, policia arreston 2 të rinj me 10 kallëpë tritol
Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kapën në tentativë për të shitur lënë shpërthyese tritol.Policia e Durrësit sqaron se ka sekuestruar 10 kallëpë me lëndë të dyshuar si eksplozivë e llojit “tritol”, 7 kapsolla detonatore elektrike, një automjet dhe 2 telefona celularë.Të arrestuarit janë Haxhi Aruçi 19 vjeç dhe Adis Shera 22 vjeç të dy nga Maminazi. Arrestimi i dy të rinjvë u bë në kuadër të operacionit të koduar “Saldatori” pas një hetimi 1-mujor.“Shtetasit e mësipërm, u kapën në parkingun e një lokali në zonën e Maminazit, pranë Autostradës Tiranë-Durrës, në momentin e daljes nga automjeti i tyre tip Peugeot me targa AA 607 ER, në tentativë për të shitur lëndë eksplozive tek persona të identifikuar nga ana jonë, për të cilët po punohet për kapjen e tyre. Në cilësine e provave materiale i’u gjetën dhe i’u sekuestruan 10 kallëpë me lëndë të dyshuar si eksplozivë e llojit “tritol”, 7 kapsolla detonatore elektrike, automjeti tip Peugeot me targa AA 607 ER, 2 telefona celularë”, sqaron policia e Durrësit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenin 278/4 të Kodit Penal.[caption id="attachment_681226" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lenda shperthyese e sekuestruar nga policia[/caption][caption id="attachment_681227" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lenda shperthyese e sekuestruar nga policia[/caption][caption id="attachment_681233" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i arrestimit te nje prej shtetasve[/caption][caption id="attachment_681234" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina e sekuestruar e shtetasve te arrestuar[/caption]