Sali Berisha në "Channel One": Qëllimi im, t'i dal në ëndërr Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisioni Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, ka folur për 25 vite demokraci, zhvillimet në vend por dhe marrëdheniet me kryetarin e ri të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ish-kryeministri, hodhi akzua të ashpra  mbi kryeministrin Edi Rama, ndërsa  shprehu një dëshirë të padeklaruar më parë, por që edhe pse dëshirë lidhet me politikën.Berisha: A e ke vënë re ti. E tha Edi Rama, na del në gjumë tha. Nuk e thashë unë këtë. A është e vërtetë kjo? E tha në Vlorë. Më del në mesnatë në ëndërr tha. Atëherë unë atë qëllim kam, s’kam qëllim tjetër..Berisha, mohoi çdo mundësi se ndikon në vendimet politike të Lulzim Bashës, ndërsa nuk i kurseu vlerësimet per punen e tij në krye të Partisë Demokratike .Berisha: Raportet e mia dua ti saktësoj. Në mënyrë absolute, raporti im me të është ky: Po më pyeti i them atë që mendoj.Ju ka pyetur?Berisha: Më ka pyetur padiskutim. Po s’më pyeti, në mënyrë absolute nuk i them kurrë pse s’më pyete. Se, unë jam Sali Berisha. Pra, unë jam Sali Berisha.Ish kryeministri Berisha komentoi dhe rolin e  Ben Blushit brenda Partisë Socialiste.Berisha: PD ka fat që nuk ka një si ai./Oranews.tv/