Drejtori i Spitalit Sarandë: Jemi në përfundim të procedurave për ndërtimin e maternitetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2016, 15:53
Pas denoncimit të deputetes së PD Liliana Elmazi të kushteve të papërshtatshme në maternitetin e Sarandës, ka reaguar drejtori i spitalit të Sarandës Arjan Kalcuni, i cili deklaroi për Ora News se janë në përfundim procedurat për ndërtimin e maternitetit investim i Ministrisë së Shëndetësisë në vlerën 2.2 milionë dollarësh.Përsa i përket shkurtimit të numrit të punonjësve të spitalit të Sarandës drejtori Kalcuni tha se janë prekur vetëm sanitarët në pavionët ku janë kontatuar fryrje të personelit.