Lazimi: Gjatë 2015 blerjet on-line janë rritur me 27 %

Qytetarët shqiptarë gjithmonë më shumë po tregojnë interes për blerjet on-line.Posta Shqiptare në analizën e punës për vitin 2015 konstaton se blerjet përmes internetit janë rritur me 27%.Drejtori i Postës Majlind Lazimi  premtoi se gjatë këtij viti Posta Shqiptare do të ofroj  disa risi në shërbimet e saj .Blerjet përmes internetit po preferohen gjithmonë e më shumë nga qytetarët. Drejtori i Postës Shqiptare gjatë analizës së veprimtarisë së këtij institucioni për vitin 2015 deklaroi se blerjet on-line janë rritur me 27 %. Lazimi: Duke pasur një rritje shumë të konsiderueshme prej rreth 27% krahasuar me vitin 2014, thënë në shifra absolute, për të gjitha ata dua që të kuptojnë impaktin e këtij shërbimi janë rreth 1.9 milionë objekte koli post, apo objekte postare ndërkombëtare që kanë ardhur nga jashtë brenda Shqipërisë dhe këtu kryesisht bëhet fjalë për qytetarë shqiptarë , klientë që bëjnë blerje online.Për vitin 2016 kreu  i Postës Shqiptare u shpreh se synim mbetet krijimi i  postbankës  në mënyrë që të rritet edhe niveli i trasaksioneve për qytetarët duke qenë se zyrat e postës janë të pranishme edhe në zonat më të thella të vendit.Lazimi: Ne besojmë se kemi një ide të qartë se cfarë pakete dhe cfarë strukturë duhej që kjo postbankë të ishte funksionale dhe ne besojmë se brenda këtij viti do të kemi mundësinë të paktën të bëjmë propozimin konkret.Gjatë  viti 2015 Posta Shqiptare ka arritur të arkëtoj rreth 125 milion leke me shume se plani.Aktualisht Posta Shqiptare ofron 80 shërbime në 550 zyra postare të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin.