Biznesi i vogël protestë për rritjen e taksave, bashkia: Rritja jo e njëjtë për të gjithë qytetin
Biznesi i vogël ka protestuar para bashkisë për të kundërshtuar taksat e reja më hyrjen në fuqi të paketës fiskale. Ata thonë se në nivel të përgjithshëm taksat janë 15 fishuar dhe po shkojnë drejt falimentimit. Përfaqësuesit e biznesit ngrejnë si shqetësimin edhe mungesën e konsultimeve për këto ndyshime fiskale. Bashkia e Tiranës bënë të ditur se rritja e taksave nuk është e njëjtë për të gjithë qytetin ndërsa shpreh vendosmërin për lirimin e hapësirave publike.Biznesi i vogël ka kundërshtuar zbatimin e paketës fiskale të bashkisë së Tiranës për taksat dhe detyrimet ndaj këtij institucioni. Në një protestë përpara bashkisë, përfaqësues të biznesit të vogël u shprehën se në tërësi taksat janë 15 fishuar. Taksa e hapësirës publike nga 150 lekë në muaj është bërë 1500 lekë në muaj, po ashtu rritje ka pësuar dhe taksa e tabelës në rastet kur sipërfaqja është mbi 2 m katëror.Ky nivel taksash, thone ata, po e cojnë këtë sektor drej falimentitmit.Ora News pyeti Bashkinë e Tiranës për shqetësimet e ngritura nga biznesi i vogël dhe burimet zytrare thanë se paketa fiskale parashikon rritje te taksave vetem ne disa zona dhe jo në të gjithë qytetin.Ky insitucion shpreh vendosmërinë për të liruar hapësirat publike për t'ia kthyer ato qytetarëve. Paketa fiskale e bashkisë së Tiranës u miratua në 30 dhjetor 2015 në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak dhe parashikon taksë për tabelën mbi 2 m katëror, 45.000 në vit.