De Mainzer: Disa shtete zgjidhje të njëanshme në kurriz të Gjermanisë

Gjermania do të vijojë të luftojë për gjetjen e një mënyre europiane për zgjidhjen e krizës së klandestinëve, por disa vende po mundohen ta zgjidhin në mënyrë të njëanshme problemin në kurriz të Gjermanisë dhe kjo do të ketë pasoja.Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm gjerman Tomas De Maizer në fjalën e tij në bundestagun gjerman, teksa blloku europian ndodhet në përçarjen më të thellë të historisë së tij moderne."Ne do të vazhdojmë të luftojmë në mënyrë që Europa të dalë nga kriza e emigrantëve për aq kohë sa ajo gjithashtu premton të jetë e suksesshme në uljen e numrit të refugjatëve. Megjithatë, nëse disa vende përpiqen të zhvendosin në mënyrë të njëanshme problemin kolektiv mbi Gjermaninë, kjo do të ishte e papranueshme dhe do të kishte pasoja afatgjata.”Ministri i brendshëm paralajmëroi pasoja edhe për të gjithë ata azilkërkues që pretendojnë se vijnë nga vendet e luftës, por në fakt vijnë nga shtete të sigurta.Ai tha se do të ashpërsohen masat për këdo që jep deklarata të rreme dhe përdor truke për të qëndruar në Gjermani padrejtësisht. De Maizer shtori se gjatë katër muajve të fundit numri i klandestinëve që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor është reduktuar ndjeshëm, por kjo nuk mjafton dhe masat do të vijojnë./Oranews.tv/