Raporti i FMN-së pozitiv për Greqinë
Fjalë të mira ka në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare për Greqinë. Sipas mediave greke qeveria ka në dorë raportin e FMN, ku theksohet se janë bërë hapa pozitivë në mekanizmat tatimorë të Greqisë.Raporti thekson se është bërë punë e mirë për realizimin e aksioneve që lidhen me mekanizmat e kontrollit dhe vjeljes së tatimeve, si dhe pavarësimin e plotë të sekretariatit të përgjithshëm të të ardhurave publike.Raporti i FMN vjen menjëherë pas përgëzimeve të trojkës gjatë punimeve të Euro Ëorking Group në fillim të javës së kaluar, jo vetëm për administrimin e drejtë të financave publike, por edhe për menaxhimin e problemeve të rëndësishme nga ana e qeverisë greke.Gjithsesi, nuk mungojnë edhe disa vërejtje, ku ekspertët e FMN theksojnë nevojën e intensifikimit të kontrollit në disa kategori taksa-paguesish, atyre me pasuri të madhe dhe të vetë-punësuarit.Në të njëjtën kohë, ministri grek i financave, Janis Sturnaras, në një intervistë për mediat gjermane thekson se Greqia ka dalë nga më e keqja, por sipas tij se vendi ende ka shumë rrugë për të bërë. Për Sturnaras, stabiliteti politik është kushti kryesor që Greqia të rikthehet në kurs zhvillimi, gjë që, sipas Komisionit Europian pritet të ndodhë në fund të vitit 2013.