Daçiç:Data për Serbinë, vetëm pas implementimit të Marrëveshjes

Beogradi është i vetëdijshëm se një sinjal pozitiv për integrimin në BE, do të vijë vetëm pas zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.Kryeministri i Serbisë, Ivica Daciç pas bisedimeve me presidentin e Austrisë dhe Polonisë tha se  bisedimet ishin positive për ta mbështetur integrimin evropian të Serbisë.Por ai theksoi se mbështetja e tillë mund të ndodhë vetëm pas implementimit të Marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Prishtinës dhe Beogradit.Në ditët e fundit ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të dyja palët të kenë gati planin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi.Pas zëdhënëses së shefes për politikë të jashtme në BE Catherin Ashton, edhe ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson tha se pret të shohë edhe zbatim e 15 pikave të marrëveshjes.Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç në 19 prill arritën një marrëveshje bazë për normalizimin e raporteve, me të cilën rregullohet edhe statusi i serbëve të veriut, shpërbërja e strukturave paralele dhe përfshirja e tyre në administratën kosovare.Po ashtu, plani parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale për katër komunat veriore, të cilave u lejohet të grumbullohen në një bashkësi  pa pushtet ekzekutiv.