Plani i zbatimit, ekipi i Prishtinës niset në Bruksel

Delegacioni i Kosovës, ka udhëtuar në Bruksel për takimin e radhës për planin e implementimit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosoëvs dhe Serbisë, ka bërë me dije kabineti qeveritar përmes një deklarate për mediat."Delegacioni i Kosovës shkon me qëllimin për të arritur marrëveshjen për implementimin, duke përfshirë çështjet e implementimit dhe përfundimet për afatet kohore, aktet e implementimit dhe çështjet konkrete", thuhet në njoftim."Ne theksojmë nevojën që marrëveshja të implementohet sa më shpejtë, në mënyrën e parashikuar në marrëveshje, dhe për të cilën pala kosovare është e gatshme dhe pret një gatishmëri të tillë edhe nga pala serbe dhe faktorët ndërkombëtarë, si KFOR-i dhe EULEX-i", citohet të ketë thënë para nisjes, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në të cilin marrin pjesë edhe koordinatori për bisedime, Blerim Shala, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.