Marrëveshja me Kosovën, Vuçiç: Deri në qershor do të nisim zbatimin

Zëvëndëkryeministri i parë i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se imlementimi i marrëveshjes duhet të nisë deri në Qeshor.“Megjithëse ende nuk është sqaruar se cfarë çfarë duhet të bëjmë saktësisht deri në qershor,ne duhet të fillojmë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit” tha Vuçiç.Zëvendës kryeministri njoftoi se ekipi serb për zbatimin e marrëveshjes do të shkojë në Bruksel më 7 maj dhe se një takim i ri do të mbahet me serbët e veriut të Kosovës në të njëjtën ditë."Ajo ende nuk është saktësuar se çfarë ne duhet të bëjmë deri në qershor, por ne sigurisht duhet të fillojmë zbatimin.Pyetja është se kur ne do ta fillojmë atë. Ju e dini, zbatimi i projektit ska të bëjë me atë që është shkruar në marrëveshje. Unë nuk e di se si ata planifikojnë ta bëjnë këtë , pasi ajo që është shkruar në marrëveshje duhet të implementohet. Plani nuk është nënshkruar në "letër", ai nuk ekziston, ajo është një dëshirë e shqiptarëve të Kosovës , ashtu si shumë të tjerë që nuk e gjejnë rrugën e tyre në marrëveshje, "shpjegoi Vuçiç.Në një deklaratë për shtyp Vuçiç tha se Serbia ka të gjitha mekanizmat e nevojshme për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit, por dëshiron të flasë dhe të arrijë një marrëveshje me njerëzit e saj më parë."Ne kemi afate të ngjeshura, koha po mbaron dhe Serbët e veriut të Kosovës kanë nevojë të dinë se e tërë Serbia varet nga veprimet e tyre”, theksoi zëvëndësi i i parë i Kryeministrit serb.