Greqi dorëzohet kësti prej 2.8 miliardë euro
Qeveria Greke ka marrë shumën prej 2,8 miliard euro nga Bashkimi Europian, duke përfunduar kështu pakon prej 50 miliardë euro të miratuar në Nëntorin e kaluar.Sipas shtypit grek, dorëzania përfundon lëvrimin e paketës prej 50 miliard euro, dhe ka ardhur pasi parlamenti grek ka miratuar projektligjin e fundit të reformave dhe masave të kursimit.Projektligji i miratuar nga parlamenti në fund të muajit Prill ishte pika e fundit e reformave dhe masave të kursimit, si kusht për marrjen e dy kësteve të radhës me vlerë prej 8.8 miliardë euro nga kreditorët e huaj.Me këtë projektligjit u miratua pushimi nga puna i më shumë se 15 000 nënpunësve të administratës civile deri në vitin 2014, privatizimi i shumë organizmave shtetërorë dhe gjysëm shtetërorë apo mbyllja e tyre, taksa të reja mbi pronën private, rritja e orëve të mësimit për mësuesit. Synimi i tij ishte krijimi i një shteti modern më pak të kushtueshëm që do të risjellë në rrugën e zhvillimit ekonominë e rrënuar të vendit.Ndërsa kjo është hera e katërt që Greqia aprovon në Parlament masat shtrënguese dhe reforma që prej vitit 2010, kur kërkoi ndihmë nga FMN dhe BE, pasi rrezikonte falimentimin dhe daljen nga zona e Euros.Qeveria greke do të mbidhet në Eurogrupin e 13 Majit me qëllim që të arrijë të marrë miratimin e këstit të rradhës prej 6mld euro. Fondi Monetar Ndërkombëtarë, Bashkimi Europian dhe Banka qëndrore Europiane pritet të arpovojnë dorzaninë për qeverinë helene.