VMRO-DPMNE reagon ashpër kundër kryetarit të Strugës
VMRO-DPMNE partia e kryeministrit Nikolla Gruevski ka reaguar ashpër kundër kryetarit të ri të komunës së Strugës, Ziadin Sela.Kjo parti sot përmes një komunikate ka theksuar se kryetari i ri është treguar joparimor duke shkarkuar nga detyra personat në postet udhëheqëse në komunën e Strugës.“Në këtë mënyrë ai po fyen të gjithë 15.500 maqedonas që dolën në këto zgjedhje dhe që dhanë votën e tyre. Përveç kësaj ai nuk po respekton edhe ata 8 mijë maqedonas që jetojnë në qytetin e Strugës, përballë 3 mijë shqiptarëve që jetojnë në qytet”, deklaroi VMRO-DPMNE.Sipas kësaj partie, Sela tregoi qartë se si do të udhëheq me komunën e Strugës, ndërsa ai thuhet se është vazhdimësi e politikave të kryetarit të deritanishëm Ramiz Merko. VMRO-DPMNE thekson se me këto veprime duhet të shqetësohet edhe bashkësia ndërkombëtare.