Kisha ortodokse serbe "Autonomi për Kosovën"
Duket se festimet e Pashkëve kanë zbutur së paku klerikët e Kishës Ortodokse serbe të cilët kanë kërkuar autonomi për Kosovën, po jo njohje të shtetësisë së vetëshpallur!"Çdo autonomi e Kosovës është e pranueshme edhe ajo më e zgjeruara është e mundshme, por njohja de fakto e shtetësisë së vetëshpallur, nuk është e pranueshme", ka thënë patriarku serb i Kishës Ortodokse të Serbisë, Irinej.Në një intervistë për gazetën Novosti, kreu i Kishës serbe theksoi se asnjë nuk duhet të shkelë Kushtetutën e Serbisë."Nuk guxojmë ta shkelim Kushtetutën tonë. Pushteti shtetëror ka përkrahjen tonë absolute që duke respektuar aktin më të lartë juridik, të gjendet mënyra më e mirë për bashkëjetesë të serbëve e shqiptarëve në Kosovë, ka thënë për gazetën Novosti kreu i Kishës serbe.