Shtohet xhandarmeria Serbe në veriun e Kosovës
Në veriun e Kosovës është shtuar prania e xhandarmerisë serbe.Sipas shtypit në Kosovë Forcat e Policisë Serbe janë parë duke patrulluar në zonën kufitare Kosovë-Serbi, në brendësi të territorit të Kosovës. Ndërsa gazetta tribuna, bënë fjalë se xhandarët e uniformuar dhe të armatosur kanë marrë urdhra që të "hyjnë" në veri nga kryeministri serb Ivica Daçiç, dhe zëvendës i tij Aleksandër Vuçiç.Nga të njëjtat burime thuhet se "pas pajtimit të palëve për zbatimin e marrëveshjes që do të ndodhë javën e ardhshme, këta pjesëtarë kanë për mision të ndihmojnë në menaxhimin e "individëve të fuqishëm në veri që nuk i binden marrëveshjes".Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe krerë të komisioneve përkatëse e pranojnë se kanë dëgjuar për patrullimet e xhandarmerisë serbe në veri, por thonë se nuk kanë informacione të sakta.Ahmet Isufi, kryetar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, thotë se veprimet desktruktive të Serbisë janë të pritshme, sepse, sipas tij, edhe më herët kur janë arritur marrëveshjet, ato janë shkelur.