FRESSH “kërcënon” Ramën për listat: Spiropali e Braçe në vende të sigurta, ose bojkotojmë
Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsh drejt përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet në KQZ, një grup të rinjsh të FRESSH ka kërkuar që kyetarja e këtij forumi Elisa Spiropali dhe deputeti Erjon Braçe të jenë në emrat e sigurt fitues.Nëpërmjet një njofitmi për shtyp, ata kanë kërcënuar se në rast se kryesocialisti Edi Rama nuk dëgjon kërkesën e tyre, ata do të nisin një aksion bojkotimi masiv të fushatës dhe të zgjedhjeve nga çdo i ri socialist.“Ne, nje grup të rinjsh të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, opozitarë dhe kontribtorë gjatë gjithë këtyre viteve opozitë jemi shumë të shqetësuar në lidhje me proçesin e përgjedhjes së deputetëve nga ana e lidershipit të Partisë Socialiste. Si një grup i madh të rinjsh që mbështesim Partinë Socialiste dhe FRESSH, kërkojmë që në Parlamentin e ardhshëm të përfaqësohemi denjësisht nga dy njerëz frymëzues për ne, Elisa Spiropali dhe Erjon Braçe.FRESSH si një pjesë e rëndësishme dhe shumë e madhe e Partisë Socialiste kërkon dhe duhet të përfaqësohet nga Kryetarja e saj, Elisa Spiropali dhe deputeti Erjon Braçe, i cili ka qenë zëri më i spikatur i opozitës shqiptare!Ne bëjmë me dije se në rast se në Parlamentin e ardhshëm nuk do të jenë këta dy figura që përfaqësojnë interest e shumicës së të rinjve eurosocialistë dhe atyre shqiptarë, deklarojmë se do të protestojmë ditën e nesërme përpara selisë së Partisë Socialiste dhe do të angazhohemi për një aksion bojkotimi masiv të fushatës dhe të zgjedhjeve nga çdo i ri socialist. Ne besojmë tek Rilindja, por kurrsesi ajo nuk mund të vijë më 23 Qershor pa kandidimin e figurave opozitare, të pakurroptuara, dinjitoze dhe me integritet si Spiropali dhe Braçe.I bëjmë thirrje lidershipit të Partisë Socialiste që të mos zhgënjejë pritshmëritë e çdo të riu anembanë Shqipërisë dhe detyrojë të angazhohemi për bojkotim të fushatës së Partisë Socialiste” thuhet në deklaratën e FRESSH.Ditët e fundit kanë shtuar edhe më shumë përplasjet dhe mosbesim brenda PS nëse Erjon Braçe edhe pse jashtë dëshirës së tij do të kandidojë në Tiranë, apo do të mbesë jashtë emrave të sigurtë.Kryesuesi i Beratit në vitin 2009, nënkryetari i Grupit Parlamentar Erjon Braçe, mund të jetë pjesë e listës së Tiranës, ose ta refuzojë përfundimisht kandidimin.Nga ana tjetër, edhe emri i Elisa Spiropalit, kreytares së FRESSH është vënë e hequr disa herë në rendi e emrave të sigurt fitues në qarkun e Tiranës.