BB:Niveli i lartë i borxhit në Shqipëri rrezikon stabilitetin e vendit

Mes paralajmërimeve të shumta, Banka Botërore ka theksuar se niveli i lartë i borxhit publik për Shqipërinë rrezikon stabilitetin e vendit.Shqipëria shpenzon çdo vit 3,3 % të GDP-së për të paguar interesat bankare të borxhit publik, para që mund të përdoreshin për investime publike.  Shqipëria ka një borxh mesatar publik prej 62 % të Prodhimit të Brendshëm Brutto.Banka Botërore në Takimet e Pranverës 2013 me FMN konstaton se borxhi mesatar publik pothuajse është dyfishuar në Europën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në krahasim me vitin 2008, duke arritur nga 28,3% në atë vit në 45,5 % në vitin 2012.  Në këtë listë rreziku për financat publike Shqipëria renditet e dyta.  Në një analizë për DW, ekspertët thonë se nëse ritmet e rritjes së borxhit publik lënë pas ato të rritjes së PPB , tregjet financiare mund të vendosin që është shumë e rrezikshme të financojnë këtë borxh nëse ai dështon të prodhojë rritje ekonomike.Sipas tyre  financat publike të Shqipërisë kërcënohen edhe nga mundesia e një rritjeje të pakontrolluar të inflacionit dhe çvlerësimit të pasurive kombëtare.Ata paralajmërojnë se Qeveria e re që do të dalë pas zgjedhjeve  parlamentare të 23 qershorit   duhet të rivendosë marrëdhëniet me FMN-në për të patur marrëveshje masash anti-krize, që do të ndihmonte edhe në rritjen e aftësisë thithëse të kapitalit të huaj dhe vendas në ekonominë kombëtare.Shtyrja në kohë e disa investimeve të rëndësishme të huaja tregon se besimi i investitorëve është lëkundur dhe një marrëveshje mbështetjeje nga FMN-ja mund t'i kontribuonte rikthimit të këtij besimi paralajmërojnë ekspertët.Sipas analistëve vendas të zhvillimeve ekonomike në Shqipëri, cilado qoftë përbërja e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, ajo do të ketë si emergjencë reduktimin e borxhit publik, rishikimin e sistemit fiskal me synim zhvendosjen e peshës së tatim-taksave nga tatimi mbi të ardhurat dhe fitimi drejt taksës mbi konsumin dhe pasuritë e patundshme, përshpejtimin e ritmeve të rritjes ekonomike të vendit dhe të procesit të integrimin