Të majtët mblidhen sëbashku, Rama: Dëshmorët ndihen sot të tradhëtuar
Të majtët janë mbledhur sëbashku në një ceremoni të veçantë ku kanë përkujtuar, 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve.Në fjalën e tij, kreu i PS-së Edi Rama theksoi se Shqipëria ndihet sot dyfish e tradhtuar pasi sipas tij janë shuar ëndrrat dhe idealet e Luftës Nacional Çlirimtare dhe ëndrrat dhe idealet që nxorën shqiptarët në rrugë për tu ndarë nga regjimi komunist."Çdo vizitë në varrezat e dëshmorëve është njëkohësisht edhe një vizitë në varrezat e idealeve të tradhëtura nga ata që e sundojnë sot Shqipërinë, si shëmbëlltyra e një tradhëtie të dyfishtë. Në këtë ditë të rëndësishme çdo qytetar gjendet përpara një zgjedhjeje siç ishte ajo e 92-it për të pozicionuar në rrënimin e mëtëjshëm apo në hapjen e një prespektive të re" tha Rama.Rama gjithashtu e ka quajtur bashkimin e të majtëve si një alternative pozitive për të ardhmen. Sipas tij e shkuara ka dhënë mësimet e nevojshme, për të arritur rezultatin e dëshiruar në zgjedhjet e 23 Qershorit.“ Ky 5 maj është i rëndësishëm pasi jemi të gjithë socialistët bashkë. Jemi të gjithë përfaqësuesit e popullit shqiptar, që në shumicë dërmuese kërkon kthimin e të drejtës për të qeverisur popullin shqiptar. Këtu në këtë 5 maj, ne jemi krenarë që kapërcyem mbi të shkuarën që na ndante, dhe u bashkuam për të shkuarën që na bashkon. Ne sot jemi shumë të vetëdijshëm për faktin se e shkuara është një thesar i madh me të gjitha burimet e frymëzimit për të ardhmen, por edhe një thesar i madh për të nxjerrë mësimet e duhura”, tha Rama.Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vënë sërisht theksin në rëndësinë e zgjedhjes që qytetarët duhet të bëjnë në zgjedhjet e 23 Qershor.“Ne jemi përkrah qytetarëve, si njerëz që nuk janë të pagabueshëm, por edhe si njerëz që janë të gatshëm për t’i dhënë atyre alternativën e drejtë, duke i dhënë fund rrënimit dhe papunësisë, dhe duke i dhënë fund të grup njerëzish që e kanë bërë të pamundur të mbijetosh. Me votë plebishitare në 23 Qershor, do të tregojmë vullnetin e shqiptarëve” shtoi më tej Rama.Meta: Të votojmë 3 ligjet