Pashkët “zbusin” politikën, politikanët mesazhe për dashuri dhe gëzim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2013, 12:37
Kryeministri Sali Berisha uroi sot të gjithë besimtarët ortodoks, por edhe të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pashkëve.Kryeministri vizitoi sot Katedralen Ortodokse në Tiranë, për t’i shprehur urimet Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anasatas Janullatos dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë për pashkën, ditën e shenjtë të ringjalljen së Krishtit."Ringjallja e Krishtit është dita e shenjtë e besimtarëve të krishterë ortodoksë, e besimtarëve të krishterë në tërësi, por edhe e të gjithë besimtarëve të Zotit, që admirojnë, nderojnë përjetësinë, shpresën, besimin, të ardhmen. Është një rast i veçantë për mua, t’i shpreh edhe një herë Hirësisë së tij, Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare Janullatos, mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për punën e madhe që ka bërë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe jo vetëm kaq, por e përkushtimin e tij të madh, për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët në këtë periudhë në të gjitha aspektet. Është një nderim i madh për etërit e Kishës Autoqefale Shqiptare, të cilët me vendosmëri bënë që Kisha Autoqefale Shqiptare të ndërrohet në tempullin Zotit dhe tempullin e atdhetarisë së shqiptarëve. Edhe një herë gëzuar" theksoi Kryeministri.

“Ju uroj gëzuar pashkët të gjithëve pa përjashtim. Shqipëria është vendi ku te gjithë festojnë festat e të gjithëve. Kjo është një pasuri që duhet t’ua lëmë brezave. Sot është dita e duhur për tu thënë të gjithëve kurajo, forca, gëzuar dhe ëndrrat dhe shpresat e të gjithëve janë të mundura, pasi dhe rilindja është e mundur”tha Rama.
Gjithashtu vizitë në Katedralen Ortodokse në Tiranë zhvilloi edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.