5 Maji, krerët e shtetit dhe të politikës homazhe te “Nënë Shqipëri”
Krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare nderuan sot me respekt dhe përulje dëshmorët që ranë për atdheun, pikërisht në ditën kushtuar atyre, 5 Majin.Si maxhoranca dhe opozita, ndonëse në ceremoni të ndara, zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.Fillimisht në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë kanë kryer homazhe drejtues të lartë të shtetit, me në krye presidentin Bujar Nishani.Presidenti Nishani, kryeparlamentarja Topalli, kryeministri Berisha, ministri i mbrojtjes Arben Imami, kryebashkaku Basha dhe prefekti Kletis Kruja kanë vendosur kurora me lule dhe janë përkulur me nderim para monumentin “Nënë Shqipëri” në shenjë respekti e mirënjohje për dhëshmorët që dhanë jetën për atdheun.