BQE shkurton normat e interesit

Banka Qendrore Evropiane pritet të ulë normat e interesit në një përpjekeje të nxisë rritjen e vazhdueshme mes frikës për ekonominë e Eurozonës. Aktualisht norma e intersit është 0.75%, por ka patur thirrje për një ulje të mëtejshme për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme mbi ekonominë.Të dhënat zyrtare të publikuara të martën treguan rekordin maksimal të papunësisë në vendet e eurogrupit dhe inflacionin në rënie për të tretin vit rresht.Kjo ka rritur parashikimet e zymta për ekonominë e eurozonës, ku shumë vende anëtare vazhdojnë të jenë në reçesion ose të vuajnë nga rritja e ulët.Shumë ekonomistë kishin spekuluar prej kohësh për uljen e normave të interesit nga BQE, por të dhënat e publikuara këtë javë i bënë shkurtimet edhe më urgjente.Shumica e ekonomistëve, të intervistuar nga agjencia e lajmeve Reuters, parashikojnë se normat do të reduktohen në 0.5 për qind.Tregjet ka të ngjarë të reagojnë pozitivisht ndaj këtyre shkurtimeve, por nuk është e qartë se çfarë impakti ky veprim do të ketë në ekonominë reale.