Dy vjetori i vrasjes së Osama bin Ladenit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2013, 08:18
Para dy vitesh, Presidenti amerikan Barack Obama njoftoi vdekjen e Osama bin Ladenit nga operacioni i një ekipi amerikan forcash speciale në Abbottabad të Pakistanit.Ai ishte themeluesi dhe lideri i rrjetit terrorist të Al-Kaidës. Osama bin Laden ideoi terrorizmin për vite me radhë. Dy vjet pas eliminimit të tij më 2 Maj 2011 rrjeti i tij terrorist ka ndryshuar, por nuk është shuar.Emri i Al-Kaidës lidhet me një sërë atentatesh si në Perëndim ashtu edhe në botën arabe.Me sulmin terrorist kundër Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork në vitin 2001 përmes anëtarëve të saj, Al-Kaida u bë e njohur për opinionin botëror.3000 vetë humbën jetën, ndërkohë që kreu i rrjetit terrorist islamist, Osama Bin Laden në vitin 2011 u zbulua në Pakistan dhe u vra nga ushtarët amerikanë. Aktualisht Al-Kaida është e përçarë.Një sërë grupesh terroriste në Afrikën e Veriut, në Lindjen e Mesme apo gadishullin arabik përdorin pjesërisht emrin e Al-Kaidës, por ndjekin qëllimet e veta. Qendra e rrjetit mendohet të jetë në zonën kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit.
Po ashtu edhe zemra e këtij rrjeti terrorist duket të jetë dobësuar shumë. Sipas ekspertëve truri ideologjik i këtij rrjeti përbëhet nga 300 deri në 400 persona. Nga ana tjetër janë forcuar edhe grupet jashtë qendrës.