Obama:Pakësimet i shpenzimeve qeveritare po dëmtojnë ekonominë

Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se shkurtimet e shpenzimeve qeveritare që hynë në fuqi në mars janë duke dëmtuar ekonominë amerikane."Rritja ekonomike është ngadalësuar, njerëz janë pushuar nga puna", tha zoti Obama në Shtëpinë e Bardhë të martën në konferencën për shtyp.Shkurtimet e shpenzimeve kanë ndodhur pasi zoti Obama dhe kundërshtarët republikanë në Kongres, nuk arritën të bien dakord mbi planet për taksat dhe shpenzimet.Bllokimi nënkuptonte shkurtime automatike për programet qeveritare dhe pushime nga puna të disa nëpunësve të qeverisë. Rreth 1mijë e 500 kontrollorë të trafikut ajror nuk dolën në punë javën e kaluar duke shkaktuar vonesa në fluturime.Presidenti i bëri thirrje Kongresit për të arritur një marrëveshje që mund të pakësojë borxhin e vendit, duke investuar në programet për të rregulluar infrastrukturën dhe për të nxitur arsimin dhe shkencën. Por Shtëpia e Bardhë dhe republikanët kanë pikëpamje të ndryshme mbi politikat financiare që qeveria duhet të ndjekë.Dje,  raportet e reja treguan se ekonomia amerikane, më e madhja në botë është duke u përmirësuar në disa fronte.Çmimet e shtëpive në muajin shkurt u rritën në nivelin më të lartë në shtatë vjet. Ndërsa një raport i veçantë tregon rënie në falimentimin e pronave, që shihet  gjithashtu si një shenjë tjetër se tregu i strehimit po përmirësohet.