BE paralajmëron masa ndaj Bangladeshit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2013, 09:08
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të madh lidhur me kushtet e punës në Bangladesh, pasi rrëzimi i një ndërtese la të vdekur qindra punëtorë të fabrikës.Në një deklaratë, BE-ja tha se është duke shqyrtuar masa për të inkurajuar përmirësimet, duke përfshirë ngrirjen e disa përfitimeve tregtare që Bangladeshi gëzon nga BE-ja.BE-ja është partneri më i madh tregtar i Bangladeshit.Ndërkohë, numri i të vdekurve nga kolapsi vazhdon të rritet me shifrën e fundit që ka shkuar në 413.Më shumë se 600 njerëz mbeten të zhdukur edhe tetë ditë pas aksidentit.Ndërtesa kishte qenë e ndërtuar ilegalisht.Rrobat që prodhoheshin brenda në fabrikë ishin të destinuara për shitësit në Evropë dhe Kanada.Ky ishte incidenti i tretë vdekjeprurës në gjashtë muaj.