Grillo përjashton senatorin, ikën nga partia se doli në emision televiziv
Fshirjen e 41 vjecarit, senatorit nga periferia e Romës Marino Xhermano Mastranxheli vendosën anëtarët e Lëvizjes 5 yjet për shkak të pjesëmarrjes së tij në një emision televiziv talk-show.Sipas mediave italiane, Lëvizja e Bepe Grillo ndalon në mënyrë absolute anëtarët e saj të marrin pjesë në emisione televizive, pasi kjo parti konsideron se shtrembërojnë mesazhet e tyre, ndërsa intervistat në gazetat dhe lajmet, lejohen.Mastrantzeli u shfaq në një emision dialogu në televizionin Canale 5, Presidenti i të cilit është Silvio Berluskoni dhe për këtë arsye kjo cështje kaloi te Bordi Disiplinor i Lëvizjes.Deputet e M5S dhe senatorët vendosën të dorëzonin Mastranxhelin para anëtarëve të partisë, të cilëve i u kërkua të vendosin në një votim nëpërmjet internetit, ku në një total prej 19.341 votave të hedhura, 88% e tyre votoi pro fshirjes së Mastranxheli-t."Me gjithë problemet që ka vendi, kolegët e mi e panë të arsyeshme të kujdesen me praninë time në një transmetim televiziv. Më duket e pakonceptueshme ... Brenda meje, unë do të vazhdojë të gjithmonë ti përkas Lëvizjes 5 yjet ", tha senatori i cili i bashkohet tashmë grupit të deputetëve joformal të pavarur."Ky është version i inkuizicionit," komentoi në Twitter këshilltarja e komunës në Bolonjë, Federica Salsi, e cila gjithashtu ishte hequr nga M5S vitin e kaluar për shkak të pjesëmarrjes në programet politike të kanalit privat La 7.