Atentati i Bostonit, edhe 3 të ndaluar
Policia në Shtetet e Bashkuara ka ndaluar tre të dyshuar të tjerë në lidhje me atentatin e 15 prillit gjatë Maratonës së Bostonit.Mediat amerikane kanë bërë të ditur se të ndaluarit nuk kanë lidhje me vënien e bombave, por dyshohen se kanë ndihmuar atentatorët pas shpërthimeve.Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se dy të dyshuarit janë nga Kazakistani dhe kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara për të studiuar në Universitetin e Masaçusetsit në Dartmouth, e njëjta shkollë ku ishte regjistruar Tsarnaevi.Dy të dyshuarit të identifikuar si Dias Kadyrbayev dhe Azamat Tazhayakov ishin ndaluar përpara një jave se kishin shkelur vizat studentore. I dyshuari i tretë, një amerikan nuk u identifikua nga autoritetet.Autoritetet u thanë mediave amerikane se të dyshuarit mendohet se kishin zhdukur prova të lidhura me sulmet me bombat ku gjetën vdekjen tre persona dhe u plagosën mbi 250.