Ministri saudit: Idea e pavarësisë nga nafta e huaj, naive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2013, 08:35
Ministri saudit i naftës Ali al-Naimi ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara tregohen naive kur mendojnë se mund të krijojnë pavarësi nga nafta e Lindjes së Mesme.Al-Naimi i tha një audience në Uashington të martën se ai mirëpret një rritje të prodhimit të naftës dhe gazit si gjë të mirë për ekonominë amerikane dhe të furnizimet botërore të naftës.Por ai tha se ideja e pavarësisë është naive sepse tregjet globale janë të ndërlidhura.Që nga embargoja e naftës së Lindjes së Mesme në vitin 1973, shumë amerikanë, përfshirë Presidentin Barak Obama dhe paraardhësve të tij, kanë thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëhen të pavarur nga nafta e huaj.Ata thonë se pavarësia nga nafta është vendimtare për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.