Gjermani, protesta kundër deportimit të azilkërkuesve kosovarëve

Në qytetin Gottingen në Gjermani është mbajtur një protestë kundër politikës shtetërore të deportimit të azilkërkuesve e veçanërisht të atyre nga Kosova.Në qendrën e qytetit u mblodhën rreth 200 persona në shenjë kundërshtimi të deportimit të dy familjeve rome nga Kosova të cilët jetojnë në këtë qytet prej 15 vjetësh.Deportimi i tyre është planifikuar me datën 7 Maj të këtij viti dhe deri atëherë organizatat humanitare do mbajnë demonstrata kundër këtij deportimi.Organizata të ndryshme humanitare ftojnë qytetarët të marrin pjesë për të mbështetur dy familjet nga Kosova