Pamja e Mandelës në TV shkaktojnë debate rreth shëndetit të tij
Televizioni i Afrikës së Jugut ka transmetuar një video me pamje të brishtë të Nelson Mandeles, dhe kjo është shfaqja e tij e parë në publik pasi u shtrua në spital përsëri muajin e kaluar.Videoja tregon Mandelën ulur në një karrige, një batanije që mbulon gjunjët e tij, ndërsa mjekë e politikanë përfshirë presidentin Jacob Zuma flasin dhe pozojnë prapa karriges së tij.Presidenti Zuma i tha radios SABC të Afrikës së Jugut se Mandela është "mirë me shëndet" Por shumë afrikano-jugorë në mesazhet e tyre në media sociale, thonë se ish-presidenti 94-vjeçar nuk duket mirë dhe akuzojnë partinë në pushtet ANC se është duke e shfrytëzuar shëndetin e tij për qëllime politike.Partia më vonë tha se video e Mandelës, ikonë e lëvizjes anti-aparteidit ishte "në interes të publikut" dhe nuk ishte për oportunizëm politik.Partia ANC tha gjithashtu se qëndron pas deklaratave të saj se Mandela, ndërsa duket i brishtë, është në shëndet të mirë dhe gjendje të mirë shpirtërore.