Indi, 2 të vdekur nga tërmeti në veri
Një tërmet që tronditi pjesë të veriut të Indisë, gjatë të mërkurës, la të paktën 2 persona të vdekur dhe afro 70 të tjerë të plagosur, përfshi më shumë se 30 studentë.Lëkundja me intensitet 5,8 të shkallës Richter u ndje në kufijtë e shteteve Jammu, Kashmir dhe Himachal Pradesh, tha një zyrtar i qeverisë indiane për AFP, i cili refuzoi të identifikohej.2 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, të shkaktuara prej tërmetit, i cili u pasua nga një seri tronditjesh të vogla, raportuan mediat indiane.69 persona të tjerë u plagosën, përfshi këtu edhe 32 studëntë, pasi shkollat dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan në distriktet Kishtwar dhe Doda, në rajonin Jammu të Kashmirit, njoftoi agjencia e lajmeve, duke cituar disa zyrtarë.Tërmeti, i cili detyroi njerëzit në këto rajone të dilnin nëpër rrugë nga paniku, u ndje gjithashtu në Punjab dhe Haryana, por nga këto dy shtete nuk ka raporte për të vdekur apo shkatërrime.Epiqendra e tërmetit ishte 450 km në veri të New Delhit, sipas një zyrtari të Departamentit Meteorologjik Indian. Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik amerikan njoftoi se magnituda e tërmetit në lindje të Kashmirit ishte 5.7. Lëkundje të lehta pati edhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.