Pakistan, atentat politikanit, shpëton mrekullisht Mohammad Ibrahim Jatoit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2013, 19:58
Një kandidat zgjedhor në Pakistan i ka shpëtuar sulmit vetëvrasës në jug të vendit. Policia ka bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës me motoçikletë ka shpërthyer eksplozivët e tij pranë makinës së Mohammad Ibrahim Jatoit në provincën Sindh.Nga sulmi janë plagosur vetëm dy kalimtarë. Mbi 40 anëtarë të partive politike në Pakistan janë vrarë, prejse ka nisur fushata zgjedhore në muajin prill.Zgjedhjet parlamentare në këtë vend do të mbahen më 11 maj