Koreja e Veriut, dënohet amerikani me 15 vite punë të detyruar

Një shtetas amerikan, i arrestuar në Korenë e Veriut që nga nëntori i kaluar, është dënuar me 15 vite punë të detyruar. Agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë Veriore raportoi se amerikani është dënuar për akte armiqësore kundër regjimit komunist.Kenneth Bae, koreano-amerikan, u fut në Korenë e Veriut me një vizë turistike të vlefshme, e ndërsa DASH thotë se nuk i di ende akuzat ekzakte ndaj tij.Sipas raportit të agjensisë së lajmeve, amerikani u dënua të mërkurën, për shkak se ka kryer krime serioze kundër Koresë së Veriut, pa specifikuar ekzaktësisht se çfarë gjëje të paligjshme kishte bërë.DASH apeloi të hënën për lirimin e Bae, për arsye humanitare. 3 ditë më parë, një zëdhënës i DASH tha për reporterët se diplomatët suedezë, që përfaqësojnë interesat e SHBA-ve në Korenë e Veriut, sepse Washington-i nuk ka marrëdhënie diplomatike me Veriun, patën mundësi të vizitonin Bae.Dënimi i Bae-s vjen pas tensionimit të marrëdhënieve mes Veriut dhe SHBA-ve, por edhe Jugut. Në javët e fundit, Korea ka intensifikuar kërcënimet ndaj fqinjëve jugorë, por edhe më tej, SHBA-ve.