Ish presidentit pakistanez i ndalohet rikthimi në politikë
Një gjykatë në Pakistan ka ndaluar Pervez Musharrafin për të shërbyer në poste publike, duke i dhënë goditjen e radhës ish-presidentit dhe shefit të ushtrisë që kur ai u kthye nga mërgimi me planet për t’u marë përsëri me politikë.Vendimi u dha të martën në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, dhe vjen vetëm disa javë pasi Musharraf u kthye nga gati katër vitesh nga mërgimi me planet për të kandiduar për një vend në parlament në zgjedhjet e 11 majit.Që prej kthimit të tij, fati i ish-presidentit kanë shkuar keq e më keq. Një gjykatë më 20 prill dha masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Musharrafin në lidhje me akuzat se ai kishte urdhëruar paraburgimin e paligjshëm të gjyqtarëve në vitin 2007. Ditë më vonë, një gjyqtar refuzoi lirimin me kusht për të, i cili gjithashtu është objekt i një hetimi në vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto, në dhjetor të vitit 2007.Autoritetet po hetojnë pretendimet se presidenti i atëhershëm Musharaf nuk arriti të ofrojë siguri të mjaftueshme për rivalen e tij, znj Bhutto, e cila u qëllua për vdekje në një tubim politik në qytetin Rawalpind më 2007.Musharraf ka mohuar çdo përfshirje në vrasje dhe thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.