Azerbajxhani:Do zgjedhin midis Nabucco dhe TAP sipas termave tregtare

Zgjedhja e Azerbajxhanit për dy projektet e tubacioneve për të transportuar gazin e saj në Evropë  do të përqëndrohet në marrjen e kushteve të forta tregëtare thotë ministri i Industrisë dhe Energjisë në Azerbajxhan Natik Aliyev.West Nabucco dhe Trans Adriatic Pipeline janë dy projekte që ofrojmë rrugë të ndryshme në Evropë për të sjellë gazin nga fushat e Shah Deniz në Detin Kaspik."Ka shumë faktorë që ne do të vlerësojnë këto dy projekte, por kryesore tani është ai tregëtar," tha Alijev , pas takimit homologune tij në Oslo."Kompanitë e energjis duhet  mbulojnë kostot kapitale ... Kjo është shumë e rëndësishme për partnerët e huaj të dhe do të jetë më efektive" thekoi ai.Gjithçka do të vendoset në pranverën e vitit të ardhshëm në Azerbajxhan. Do të jetë ky vend super i pasur me burime të gazit që do të zgjedhë se me cilin gazsjellës do të sjellë pasurinë e tij natyrore në Evropë: TAP apo NabuccowI pari kalon nga fushat e gazit të Azerbaxhanit, në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Shqipëri nga ku përmes tubacioneve nënujore në detin Adriatik mbërin në Jug të Italisë dhe që andej në Evropën Perëndimore.I dyti, Nabucco kalon nga Azerbazhani në Turqi, Bullgari, Rumani, Hungari dhe përfundon në Austri.  Projekti TAP ka mbështetjen e SHBA kurse Nabucco atë të BE, me argumentin se përveç Turqisë gazsjellësi do të kalojë në vendet anëtare të BE, gjë që garanton siguri.TAP ka avantazhin e kostos: ndërtimi i tij e ka koston 13 herë më të ulët se Nabuco. Kohët e fundit ky projekt shënoi edhe një avantazh tjetër: Shqipëria, Greqia dhe Italia, tre vendet nga ku do të kalojë gazsjellësi nënshkruan ne Neë York një memorandum mirëkuptimi, që shënon hapin e parë në nivel politik për të vijuar më pas me analiza teknike për krijimin e kornizës së infrastrukturës së re.Konsorciumi i investitorëve të projektit TAP përbëhet nga tri kompani të njohura në Evropë: EGL e Zvicrës, Statoil e Norvegjisë dhe EON Ruhrgaz e Gjermanisë.