Turqi, përleshje gjatë protestës në Stamboll

Policia në Stamboll u përlesh sot me protestuesit dhe përdori gazin lotsjelles për të shpërndarë turmën e njerëzve të mbledhur në sheshin 'Taksim'.Autoritetet lokale i kishin ndaluar tubimet ne kete shesh per festimet e 1 Majit, e pjesa me e madhe e rrjetit te transportit publik ne qytet, eshte mbyllur. Gazit lotsjelles dhe pompave te ujit, protestuesit iu pergjigjen me bresheri guresh mbi forcat e rendit.Separatiste te majte e kurde jane perleshur rregullisht me policine gjate demonstratave ne Turqi dhe tubimet e 1 Majit kane marre shpeshhere kthese te dhunshme ne te kaluaren. Sheshi "Taksim" eshte mbyllur per marshimet e punetoreve pasi vrasjes se 37 veteve nga nje person i armatosur 1 Majin e vitit 1977. Tubime u organizuan sot edhe ne Korene e Jugut, ku protestuesit kerkuan kushte me te mira pune.Kushte me te mira pune dhe rroga me te larta kerkuan punetoret ne Kamboxhia, qe paguhen aktualisht nga 80 deri ne 150 dollare e muaj. Marshime per me shume te drejta pati edhe ne Indonezi e Filipine ku u be thirrje edhe per fundin e kontratave jofavorizuese te punes.