Vizita e debatueshme e kryeministrit turk në Gazë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2013, 07:38
Mes Uashingtonit dhe Ankarasë është duke u thelluar një mosmarrëveshje diplomatike lidhur me vizitën e planifikuar të kryeministrit turk në Rripin e Gazës. Ankaraja ka hedhur poshtë një kërkesë publike të Uashingtonit për shtyrjen e vizitës së planifikuar për muajin e ardhshëm.Ankaraja ka kritikuar ashpër një kërkesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry për shtyrjen e një vizite të planifikuar nga kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, në enklavën palestineze të Gazës.Sekretari Kerry paralajmëroi se vizita e kryeministrit Erdogan mund të minojë përpjekjet e kohëve të fundit për rigjallërimin e bisedimeve të paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve. Zëvendëskryeministri turk Bulent Eçevit e hodhi poshtë këtë argument.Ai thotë se Ankaraja mendon se kjo kërkesë është jo diplomatike dhe ai do që bota ta dijë se Turqia ka fuqinë të bëjë atë që dëshiron.Pas acarimeve disa mujore, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit u përmirësuan kohët e fundit, kur Izraeli i kërkoi falje Turqisë për vrasjen në vitin 2010 të 9 turqve në bordin e një anijeje me ndihma, që ishin nisur drejt Rripit të Gazës, në përpjekje për të prishur embargon ekonomike të Izraelit.Presidenti amerikan Barak Obama, gjatë vizitës së tij në Izrael, ndihmoi si ndërmjetësues, duke e bindur kryeministrin izraelit t’i kërkojë falje Turqisë.Mosmarrëveshja lidhur me vizitën e kryeministrit Erdogan në Gazë mund të errësonte vizitën e planifikuar prej tij përnë fillim të majit në Uashington. Sekretari amerikan i shtetit Kerri tha se vizita mund të jetë në axhendë.“Ne mendojmë se do të ishte më mirë të pritej për rrethanat e përshtatshme. Unë mendoj se kryeministri turk nuk u nxitua dhe u tregua i kujdeshëm dhe i matur. Në se do të jetë e nevojshme, sigurisht që ne mund të bisedojmë më tej për këtë çështje kur ai të vijë në Uashington.”Tani për tani, kryeministri turk Erdogan e ka përjashtuar një ndryshim të planit të tij për të vizituar Gazën.