Roshi shënon gol në fitoren e Frankfurtit 3-1 ndaj Dresdenit në Bundesligën 2

Nuk është aktivizuar që nga fillimi, por 10 minuta pasi ka hyrë në fushën e lojës, mesfushori i kombëtares shqiptare, Odise Roshi, ka shënuar për skuadrën e tij ku aktivizohet në Bundesliga II, FSV Frankfurt.Roshi ka hyrë në pjesën e dytë të ndeshjes, në minutën e 74-t, ndërsa në minutën e 84-t ka shënuar golin e tretë për skuadrën e tij, duke vulosur fitoren e Frankfurtin kundër Dresdenit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 3-1.Ndërsa Edmond Kapllani është aktivizuar për 90 minuta, duke treguar edhe ai formë të mirë, pavarësisht se nuk ka shënuar.Ky është goli i tretë për Roshin këtë sezon, ndërsa Kapllani ka realizuar 9 gola.Fitorja e fundit e FSV Frankfurtit e fut sërish këtë ekip në "vallen" e play off-it, pasi është vetëm 2 pikë larg Kaiserslauternit.