Premier League, java e 35-të, bie në sy supersfida Arsenal-Manchester Unitet

Premier liga luan këtë fundjavë ndeshjet e vlefshme për javen e 35-të kampionatit anglez. Në këto momente po luhet ndeshja e parë e kësaj fundjave mes Manchester Sitit dhe Uest Hem, ndërsa pas pak pritet që të fillojnë edhe ndeshjet e tjera.Në kampionatin anglez që tashmë është përcaktuar fituesi i titullit kampion një luftë e ashpër pritet të bëhet për kupat e Europes dhe sidomos për një vend në Chempions Ligë. Në garë për të siguruar këtë pozicion në javet e mbetura janë tre skuadrat londineze Chelsi, Arsenal dhe Totenham.Blutë e Londrës dhe Topçinjtë e Arsen Venger do të luajnë nesër kundër Suanses dhe Manchester Unitet, ndërsa do të shohin se çfare rezultati do të regjistrojë Totenhemi sot në transfertë kundër Uigan.Një takim tjetër interesant që pritet të shoqërohet me gola dhe emocione të shumta sot është edhe përballja mes Njukasell dhe Liverpul. Ndërsa sfida më e rëndësishme e kësaj fundjave do të jetë ajo mes Arsenal dhe kampioneve të saposhpallur të anglisë Manchester United.Topçinjtë që tashmë kanë si objektiv madhr të sezonin pjesmarrjen në Chempions Ligë do të kërkojnë fitoren nda "Djajve" që të entuziazmuar nga festa e titullit të 20 kampion në histori pritet të mos jenë shumë të motivuar, pasi fitorja për ta vlen vetem për statistika.Në javen e 35-të të Premier Liges do të kemi këto përballje:Manchester Siti - Uest Ham, Everton - FulhamSouthempton - Uest Bromuiç, Stoke Siti - NoruiçUigan - Tottenham, Njukasell - LiverpulNeser do të luhen këto takime: Riding - Kuins Park renxhers, Chelsea - Suanse dhe Arsenal - Manchester United.Ndërsa të hënen mbyll javën e 35-të sfida mes Aston Viles dhe Sanderlend.