Superliga, Skënderbeu shpallet kampion, titulli i 3-të rradhazi

Dy javë para përfundimit të kampionatit Skëndërbeu ka arritur të hipotekojë zyrtarisht titullin e tretë radhazi. Korçaret pasi kishin dominuar gjatë gjithë kampionatit kanë arritur të koleksionojnë titullin më të rëndësishem në futbollin shqiptar."Ujqërit e Dëbores" kanë mundur Kastriotin me rezultatin e paster 2-0 në ndeshjen hapëse të javes së 24-të në shtëpi përballë publikut Vendas që ishte bërë gati të festonte titullin e tretë radhazi dhe të katërtin në historinë e klubit.Të besuarve të Mirel Joses u mjaftonte vetem një barazim për të festuar zurtarisht titullin kampion, por për ta bërë më të bukur festen ata kanë bërë “kurban” Kastriotin, i cili tashmë ka siguruar qendrimin në kategorinë Superiore.Korçarët pas disa tentativash radhazi arrijnë të shënojnë golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë me anë të mbrojtësit, Ditmar Bici. Ky i fundit me kokë mposhtë portierin krutan pas një harkimi nga goditja e kendit. 45 minutat e parë mbyllen me avantazhin e kampionëve, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë janë përsit të Besuarit e Joses që gjejnë rrugen e rrjetës.Kësaj radhe për të siguruar fitoren e Skëndërbeut mendon mesfushori i kombëtares Sabian Lilaj, i cili ndezë më shumë atmosferen në shkallet e stadiumit. Pas dyfishimit të shifrave Skënderbeu vazhdon të dominojë lojën duke krijuar raste të shumta në portën e Osmanit, por sulmuesit dhe mesfushorët e krahut nuk kanë arritur të jenë dhe aq efektivë në rastet e krijuara.Nëse Plaku, Lilaj, Çaushajt e të tjerë do ta kishin shënjestruar më mirë katërkendëshin e krutanve, epërsia e kuqebardhëve mund të kishte qenë edhe më e thellë. Megjithatë, fitorja ishte bindëse dhe e mjaftueshme për të arritur objektivi madhor të vitit.Festa në qutetin e Korçës ka nisur dy javë para përfundimit të Kampionatit, ndërsa kampionët e rinj dhe të vjetër tashmë duhet të mendojnë e përgatiten për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, si përfaqësues të Shqipërisë dhe jo vetëm të qytetit të serenatave, apo siç njihet ndryshe "Parisit të vogël".