Java e 24-të e Superligës shqiptare, luftë për mbijetesë mes 4 skuadrave
Supërliga po i afrohet fundit pasi për të luajtur përveç kësaj fundjave kanë mbetur edhe dy javë të tjera të cilat do të përcaktojnë fatet e skuadrave që do të marrin pjesë në kupat e Europes, pasi fituesi e kampionatit Skëndërbeu ka mbyllur kapitullin dje me fitoren ndaj Kastriotit.Ajo që ra në sy këtë vit në eliten e futbollit ishte një rivalitet i dobët për titullin kampion. Ndërsa ajo që vijon të mbajë gjallë emocionet e futbollit në Shqipëri është lufta e ashpër që vazhdon të bëhet në për një vend në kupat e Europes dhe kryesisht për vendin e dytë në renditje, të cilin e synojnë jo pak, por katër skuadra.Kukësi, që aktualisht mbanë këtë pozicion duhet të japë maksimumin në këto javë të mbetura për të arritur objektivin madhor dhe për të mbetur surpriza e vërtetë e këtij edicioni. Për të përmbushur këtë mision sa të vështirë aq edhe emocionues verilindorët do të luajnë sot në shtëpi ndeshjen e sezonit ndaj Flamurtarit, një rivali që synon tu rrëmbejë të besuarve te teknikut Cungu vendin në renditje.Kjo ndeshje cilësohet si më e rëndësishmja e kësaj fundjave për vetë pozitat që ekipet kanë në renditje. Përveç kësaj sfide pas pak në fushen e lojes do të zbresin të gjitha skuadrat e kategorisë superior, të cilat ndryshe nga javet e tjera këtë fundjavë do të luajnë në një orar që është ora 16.00.Kështu në javen e 24 të supërliges do të kemi këti përballje:Luftëtari - Tomori , Laçi - ShkumbiniBylisi - Teuta , Apolonia - TiranaVllaznia - Besa dhe Kukësi - Flamurtari