Hamilton: Vetel nuk do ta fitoj titullin këtë vit

Hamilton del kundër rrymës, duke deklaruar se Sebastian Vetel, edhe pse kryeson bindshëm kampionatin e Formula 1, kur kanë kaluar 4 gara, nuk do ta fitojë titullin këtë vit.Shkëputja e gjermanit në krye të klasifikimit i ka shtuar edhe më shumë dozat e zemërimit sportiv te kundërshtarët, të cilët kërkojnë që ta ndalin me çdo kusht dominimin e pilotit të skuadrës Red Bull.Hamilton, ish-kampioni i botës, e rrëfen ndjesinë që ka, duke thënë se nuk e shikon favorit gjermanin edhe pse ai ka fituar 2 nga 4 garat e para të sezonit: "Duket se Vetel është ai që triumfon përherë në Bahrein dhe për ne kjo nuk ishte një surprizë, por nuk besoj se do të zhvillojë të njëjtën paraqitje në çdo garë sepse Red Bulli e ka treguar qartësisht këtë vit që po has vështirësi në provat kualifikuese".Pas katër garave të para, Luis Hamilton renditet në vendin e tretë me 50 pikë, 27 më pak se Vetel.