Arturo Vidal do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit
Arturo Vidal do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit edhe në sezonin e ardhshëm, pasi bardhezinjtë nuk kanë ndër mend të heqin dorë nga mesfushori i talentuar kilian. 25 vjeçari është një lojtarët më të kërkuar në sferën ndërkombëtare, por bardhezinjtë nuk kanë ndër mend ta shesin, pavarësisht kërkesave të shumta që kanë marrë për të.Për të konfirmuar këtë vendim të klubit italian, vijnë edhe fjalët e Enrike Rejes, menaxherit të Jup Heinkes, që ka treguar për një ofertë të bujshme të bërë nga Bajern Mynih për lojtarin."U bë një ofertë prej 45 milion eurosh nga ana e Bajern por Juventusi nuk desh të shiste futbollistin", ka shpjeguar ai.Tani pritet që mesfushori të rinovojë kontratën e tij që përfundon në vitin 2016, duke e shtyrë atë deri në vitin 2018. Kjo është arsyeja pse menaxheri i tij, Fernando Feliçeviç, ka qenë në Torino gjatë javës së fundit.