Vrau dy vëllezërit, Aleksandër Dushaj me jelek antiplumb në gjykatë

Nën masa të rrepta sigurie dhe i veshur me jelek anti plumb, mbërriti paraditen e sotme në gjykatën e Shkodrës Aleksandër Dushaj i akuzuar prë vrasjen e dy vëllezërve Shkami në Drishtë të Shkodrës.Në sallën e gjyqit nuk ka qënë i pranishëm asnjë familjar i tij. Aleksandër Dushaj ka pranuar krimin, por nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.Prokuroria e akuzon për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. Duke vlerësuar të ligjshëm ndalimin gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" .Pas caktimit të masës së sigurisë Dushaj është përcjellë sërish nën masa të forta sigurie për në burgun e Shën Kollit në Lezhë.Në deklaratat që ka dhënë në polici Dushaj ka deklaruar se nuk ka pasur bashkëpunëtorë në përpjekjen e tij për tu shpëtuar prangave dhe se vrau vëllezërit Skënder dhe Abdullah Shkami pasi nuk pranuan kërkesën e tij për tu bërë krushq.Ai i ekzekutoi vëllezërit më 2 janar, duke qëlluar me automatik kundër tyre.Aleksandër (Esat) Dushaj, është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhimi e mbajtja e armëve luftarake..pa leje”, vepra me pasojë vdekjen e shtetasve Abdulla dhe Skënder Shkambi, ngjarje e ndodhur në dt. 02.01.2016 në zonën e Postribës.[caption id="attachment_651217" align="alignnone" width="640"]Momenti i shoqerimit te Aleksander Dushajt ne gjykaten e Shkodres Momenti i shoqerimit te Aleksander Dushajt ne gjykaten e Shkodres[/caption][caption id="attachment_651216" align="alignnone" width="640"]Momenti i shoqerimit te Aleksander Dushjat ne gjykaten e Shkodres Momenti i shoqerimit te Aleksander Dushjat ne gjykaten e Shkodres[/caption][caption id="attachment_651215" align="alignnone" width="640"]Momenti i shoqerimit te Aleksander Dushjat ne gjykaten e Shkodres Momenti i shoqerimit te Aleksander Dushjat ne gjykaten e Shkodres[/caption][caption id="attachment_651213" align="alignnone" width="640"]Momenti i shoqerimit te Aleksander Dushjat ne gjykaten e Shkodres Momenti i shoqerimit te Aleksander Dushjat ne gjykaten e Shkodres[/caption][caption id="attachment_651269" align="alignnone" width="640"]aleksander dushaj gjykate2 Aleksander Dushaj ne gjykaten e Shkodres[/caption][caption id="attachment_651270" align="alignnone" width="640"]aleksander dushaj gjykate1 Aleksander Dushaj ne gjykaten e Shkodres[/caption]Dushaj u dorëzua në polici më 4 janar. Gjatë marrjes në pyetje asnjë pendesë nuk ka shfaqur Dushaj për krimin e kryer, duke ripërsëritur se nëse do të kishte mundësi do të kishte vrarë edhe vëllain e tretë të familjes Shkami, me të cilën kërkonte të lidhte krushqi prej 2 vitesh.Sipas burimeve policore të Shkodrës, Dushaj përveç konfliktit me vellezërit Shkami dhe momentin e ekzekutimit të tyre, po pyetet edhe mbi personat që e kanë ndihmuar në arratinë 48 orëshe.Ai ka deklaruar se menjëherë pas krimit është larguar në mal dhe momentet e para të operacionit të policisë i ka parë, por ka arritur t’i fshihet mjaft mirë duke njohur zonën.Rreth orëve të pasdrekës së 2 janarit, ai ka lëvizur në këmbë deri në zonën e Lezhës përmes disa fshatrave të nënshkodrës, i favorizuar edhe nga mospublikimi i fotografisë nga policia, ç’ka ka bërë që ai të mos ishte i identifikuar nga banorët.