Durrës, bie aksidentalisht nga pallati, humb jetën punëtori i ndërtimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2013, 10:52
Një punëtor ndërtimi ka gjetur vdekjen teksa ka rënë nga lartësia e një pallati. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e së shtunës në lagjen 1 të qytetit të Durrësit, ku 35 vjecari Besim Omeri ka rënë aksidentalisht nga një pallat në ndërtim ku po punonte.Për shkak të lartësisë, përplasja e tijne tokë ka qenë fatale, cfarë i ka shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë së Durrësit, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.