1700 vjetori i Ediktit të Milanos, Berisha: Shqipëria, shembull i respektit dhe tolerancës fetare
Në 1700 vjetorin e Ediktit te Milanos, dekret përmes të cilit u sanksionua liria e besimit fetar, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë mbajti një simpozium me temë “Kostandini: 1700 Vjetori i Ediktit te Milanos dhe Liria Fetare" në mjediset e Hotel Tirana.I pranishëm në këtë aktivitet Kryeministri Berisha vlerësoi një nga firmëtarët e këtij dekreti, perandorin Kostandin, duke e cilësuar si perandorin më gjenial, të cilit i detyrohet mbarë njerëzimi për trashëgiminë morale, kulturore të pakrahasueshme që la pas. Duke iu referuar Ediktit të Milanos, Berisha vlresoi se Shqipëria dhe kombi shqiptar është shembulli më i mirë i respektimit të besimit të tjetrit dhe tolerancës fetare.“Kostandini shfrytëzoi pushtetin e tij për të garantuar lirinë e besimit, hapi mundësinë që feja kristiane të bëhej feja e qytetërimit. Kostandini ishte një përandor gjenial, të cilit mbatrë njerëzimi i detyrohen më shumë se cdo perandori tjetër. Në rast se do rendisni më të shquarit pas Jezusit, Muhamedit, Budës vendi me dinjitetin më të madh i takon Kostandinit. I la botës një trashëgimi morale, kulturore të pakrahasueshme. Ilir në origjinë, dardan në prejardhje bën krenar në këtë përvjetor cdo shqiptar. Jam i sigurtë se ky është viti i tij i madh, do nderohet në Milano, do bëhet një konferencë e madhe, do nderohet në Romë, Stamboll, kudo. Po të ishte gjallë do ishte sot midis nesh, jo aq shumë për origjinën e tij, sa për rëndësinë, pasi perandorët nuk kanë kombësi. Do ishte këtu se ky komb ka mishëruar më mirë se cdo komb tjetër respektimin e besimit të tjetrit, shembjen e ediktit. Do ta gjente në moralin e cdo qyetari shqiptar respektin dhe tolerancën fetare. Edikti është dhe mbetet gjithnjë frymëzues, aktual, themel i paqes sociale të kombeve, rajoneve dhe botës” tha Berisha.Edikti i Milanos njihet për rëndësinë e tij në sanksionimin e lirisë fetare. Ai u dekretua dhe u nëshkrua nga perandorët Konstandini dhe Licinius.Në konferencë merrnin pjesë Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Sh. T. Angelo Massafra, studiues shqiptarë dhe nga vende të ndryshme të botës si Prof. Elizabeth De Palma nga Universiteti i Kalifornisë, Prof. Marco Rizzi nga Universiteti Katolik i Milanos, Prof. Jahja Drançolli, etj.