Konflikt i armatosur në Tiranë, plagoset pronari i një lavazhi dhe 1 kalimtar, në pranga autori
Një konflikt me armë ka lënë si bilanc dy të plagosur. Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme rreth orës 09:00 në afërsi të një lavazhi në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, ku sipas policisë shtetasi Bajram Çeku ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasin Xhevahir Bajraktari 50 vjec, ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe një kalimtar i rastit.Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bluzat e bardha bardha bëjnë me dije se Bajraktari ndohet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër është në gjendje të mirë shëndetësore.Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini përmes një konference për mediat njoftoi edhe arrestimin e autorit të dyshuar për plagosjen e dyfishtë, Bajram Çejku.“Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda të Policisë së Kryeqytetit brenda pak orësh, në sajë të një pune intensive hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes së dy shtetasve të ndodhur ditën e sotme rreth ores 09.00 në rrugën dytësore të autostradës Tiranë Durrës.Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor duke kryer veprimet e para proceduriale dhe aministruar provat, me synim zbardhjen e rrethanave të të kësaj plagosje me armë zjarri.U konkludua nga grupi hetimor, se shtetasit e plagosur janë 50 vjeçari Xhevair Bajraktari, i cili ndodhet në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore si dhe shtetasi Edmir Rrelaj, 35 vjec, i cili është spital në gjendje te mirë shëndetësore.Falë hetimit të menjëhershëm të strukturave për hetimin e krimeve të rënda të policisë, u arrit identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar Bajram Asllan Cejku, i cili i kap në rrugën "Valbona" prapa Stacionit të Trenit në Tiranë.Grupi Hetimor i përbërë nga Specialistë të Drejtorisë së Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u konkluaduan se shkak për këtë konflikt me armë zjarri të një jetë një mosmarrëveshje familjare midis, pasi autori ka plagosur ish dhëndrin e tij shtetasin Xhevahir Bajraktari.Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuastrua arma e krimit e llojit kallashnikov si dhe automjeti tip furgon që ka shërbyer për realizimin e veprës penale” sqroi Katragjini.Materialet do t'i referohen Prokurorisë për konsumim të veprës penale të "Vrasjes me paramendim " të parashikuar nga nenet 78/1 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Bajram Cejku.