Vrau 27-vjeçarin në Durrës, gjykata "arrest me burg" për Ardit Hyskën

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 28-vjeçarin Ardit Hyska, i cili u akuzua për vrasjen me paramandim dhe armbajtje pa leje të 27-vjecarit Refik Lila.Prokurori i cështjes ka kërkuar për 28 vjecarin masën e sigurisë "arrest me burg" , pasi sipas tij ka prova të majtueshme dhe një dëshmitar që tregojnë se Hyska ka ekzekutuar me paramendim 27 vjecarin Refik Lila, ngjarje e ndodhur katër ditë më parë në lagjen numër 18 Durrës, duke e cilësuar arrestimin në flagrancë si të ligjshëm.Kërkesa e organit të akuzës është kundërshtuar nga avokati mbrojtës i të pandehurit, i cili ka deklaruar se prokuroria nuk ka asnjë provë që implikon Hyskën si autor të vrasjes së 27 vjecarit Lila, ndërsa ka kërkuar që dëshmia e 4-vjecarit të mos merret për bazë për shkak të moshës së tij të mitur.Nëpërmjet avokatit mbrojtës, mësohet që Hyska nuk e ka pranuar autorësinë e vrasjes, duke deklaruar se është i pafajshëm. Pasi ka dëgjuar palën mbrojtëse dhe organin e akuzës, gjygjtarja e cështjes Shpëtime Pitaku ka vendosur të japë masën e sigurisë "arrest më burg" për 28 vjecarin Hyska.Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku familjarët nuk janë lejuar të jenë të pranishëm në dhënien e masës së sigurisë, pas kërkesës së prokurorit të cështjes drejtuar trupi gjykues, ku për shkak të hetimeve, kërkoi largimin nga salla të mediave dhe familjarëve.